Aksidenti i rëndë/ Makina bëhet copë-copë, por tre vajzat dalin të gjalla

24/12/2020 22:16

Një aksident i frikshëm ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin Nuremberg të Gjermanisë. Makina tip BMW u shkatërrua tërësisht për shkak të përplasjes se fortë pasi humbi kontrollin, ndërsa për fat të mirë tre vajzat e reja që ndodheshin brenda saj mundën të shpëtonin.

Të rejat ishin duke udhëtuar me shpejtësi 120 km/h, ndërsa policia gjermane raporton se ishin edhe jashtë orarit të lejuar të lëvizjes.

Brenda në makinë ishin një 16 vjeçare, një 17 vjeçare dhe një vajzë tjetër që drejtonte makinën, të treja me origjinë turke.

Mediat lokale e kanë cilësuar ngjarjen si një mrekulli pasi vajzat kanë mundur të dalin të gjalla prej makinës së bërë copë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA