Franca dhe Belgjika do të lejojnë që shtetasit dhe qytetarët që banojnë në territorin e tyre të kthehen nga Britania e Madhe, nisur që nga e mërkura, duke lehtësuar kështu kufizimet e tyre, sipas rekomandimeve nga Komisioni Evropian.
“Francezët dhe personat që banojnë në Francë ose në zonën evropiane do t’i nënshtrohen sistematikisht detyrimit për të patur para nisjes rezultatin e një testi negativ COVID-19 jo më pak se 72 orë, ose PCR ose antigjen, me kusht që të jetë i ndjeshëm ndaj variantit të ri të identifikuar në të gjithë Kanalin”, njoftoi qeveria franceze sot në mbrëmje.
Sipas një burimi në Bruksel, Franca do të njoftojë edhe masat për të lejuar rifillimin e transportit të mallrave të mërkurën.
Belgjika ka miratuar masa të ngjashme, duke autorizuar kthimin nga Britania e Madhe të personave me kombësi belge (ose) që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Belgjikë, sipas një dekreti të botuar dje në mbrëmje.
Vendimi ka të bëjë gjithashtu me udhëtime të caktuara, që janë rreptësisht të nevojshme dhe që nuk mund të shtyhen, si edhe për fluturime të caktuara tranzit.
Top Channel