Zhvillimet e fundit në Kosovë kanë marrë vëmendjen e shtypit gjerman, duke iu referuar sidomos mundësisë së rikthimit të albin Kurtit ne pushtet.

Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, FAZ nën titullin “Zgjedhje të reja në Kosovë”, shkruan, se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Në zgjedhjen e Avdullah Hotit si kryetar qeverie, kishte marrë pjesë, sipas konkluzioneve të Gjykatës, një deputet, që ishte i dënuar për korrupsion. Për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme ekziston një afat prej 40 ditësh”, thote ajo. “Neue Zürcher Zeitung” nën titullin “Albin Kurti ndodhet në pragun e pushtetit” thekson, se nacionalisti i majtë shpreson rikthimin në pushtet në zgjedhjet e reja.

“Këtë moment e pret Albin Kurti që nga marsi. Gjykata Kushtetuese në Kosovë vendosi të hënën për zgjedhje të reja brenda 40 ditësh. Ato mund të sjellin sërish në pushtet, Albin Kurtin dhe partinë e tij ‘Vetëvendosje’.”

Gazeta gjermanishtfolëse zvicerane i kushton vëmendje transformimit të Albin Kurtit si politikan. “Për një kohë të gjatë ai binte në sy për radikalitetin në stil dhe përmbajtje Etnonacionalizmi e bënte atë për shumë diplomatë të huaj si persona non grata. Por gjërat ndryshojnë: Edhe Kurti dhe partia e tij kanë ndryshuar.[…]Ky ndryshim vihet re në stilin politik.

Vërtet Kurti nuk kërkon më bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Nëse pyetet për këtë, ai thotë, se qytetarët do duhet të kenë të drejtën për të votuar për një çështje të tillë.”  “Neue Zürcher Zeitung” shkruan se “Kurti në një mandat të dytë do ta drejtojë fokusin tek temat e brendshme politike, ndonëse I ka kërkesat të qarta për Beogradin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA