Qeveria shqiptare vendosi të kufizojë lëvizjen e qytetarëve pas orës 20.00 të datës 24 dhjetor për shkak të pandemisë, duke mos lejuar kështu besimtarët që të drejtohen tek objektet e kultit, për të ndjekur meshën.
Kardinali Dom Ernest Troshani vjen me një mesazh për të gjithë qytetarët. Duke ju uruar Krishtlindjet ai lutet që Zoti të bekojë botën e popujt në këtë luftë të vështirë me pandeminë.
“Vllazun shqiptar, u afrua festa e gëzueshme e Krishtlindjeve.Në këtë natë të madhe, kur rrëzohen të gjithë ëngjëjt e qiellit lutemi zotit. Duke ju thënë të gjithëve që në këtë situatë kaq të vështirë të krizës pandemike, Krishti duhet me i dhan dritën, një dritë që nuk shuhet kurrë. Me i dhan shpresën, shëndetin që s’mbaron kurrë, me dhan gëzimin dhe paqen që jeton përherë.
Vllazun e motra hapni zemrën Krishtit, ai don që të gjithë popuj të jenë të lirë, të gjithë popujt të jenë në bashkimin e plotë, të gjithë popujt ta njohin Krishtin. Për sot hapjani zemrën Krishtit.
Zot lëshojë dorën tënde të madhnueshme, bekoje gjithë botën, gjithë popujt, zhduki gjithë atë tmerr që ju ka dhënë sëmundja e pandemisë”, ka thënë në mesazhin e tij Kardinali dom Ernest Troshani.
Top Channel