Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka shpërndarë një tjetër rast “fitimtar” me luftën kundër Covid-19.
Me anë të një video të shpërndarë në rrjete sociale nga kryeministri Rama, Olsi Daizi, mësues në profesion, ka ndarë eksperiencën e tij pasi mposhti Covid-19 dhe është transferuar në spitalin COVID-4 pas trajtimit në COVID-1.
Ai thotë se shenjat e para që kishte nga virusi ishte temperatura dhe kolla. Gjatë qëndrimit në spital thotë se ka hasur shërbim të mirë nga ana e mjekëve. Daizi bën apel të gjithëve që të shmangin infektimin me virusin.
“Shenjat e para kanë qenë ishin temperaturë, kisha kollë, ndenja në shtëpi gati një javë, Mora 127 dhe u shtrova në spitalin Infektiv. Kam qëndruar tre ditë dhe pastaj kam kaluar te COVID-4. Aty kam bërë të gjitha analizat.
Ushqimi ishte i ngrohtë i mirë. Shërbimi ishte i mirë. Duhet të ruhemi. Unë mendova me pozitivitet ndoshta dhe kjo më ka ndihmuar. Të paktën të bëjmë atë tonë“, shprehet ai.
Top Channel