Kapet në Kukës 27-vjeçari i shpallur në kërkim
22/12/2020 08:56
Një person i shpallur në kërkim është kapur dhe ndaluar në Kukës.
Bëhet fjalë për një 27-vjeçar, E.O, banues në Kukës, i dënuar me 5 muaj burg, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel