“Jam deputet, do futem pa radhë”, zonja e moshuar debat me deputetin Jenishehri: Edhe President të jesh nuk ke të drejtë…

22/12/2020 12:30

Një zonjë e moshuar është filmuar teksa debaton me, Selami Jenisheri deputet i opozitës në Kuvend. Ajo duket se e ka ndaluar deputetin e Kuvendit të Shqipërisë që të futet pa radhë në një institucion.

Jenishehri ka tentuar të futet pa radhë me pretendimin se ishte deputet, por zonja dëgjohet që t’i thotë “Jo deputet me qenë, po super, edhe Presidenti nuk ka të drejtë”.

Videoja është shpërndarë në rrjetet sociale nga blogeri Olti Curri

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA