Dyshohet se masakroi për para çiftin Pasho/ Kjo është Elona Kalesha, ish e dashura e djalit të viktimave nga Vlora

22/12/2020 12:42

Ditën e sotme, 36-vjeçarja Elona Kalesha, lindur në Durrës ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet se është autorja e vrasjes së Teuta dhe Shpëtim Pashos nga Vlora, të cilët rezultonin të zhdukur që prej vitit 2015.

Disa ditë më parë, një zbulim i kobshëm në Itali, i bërë me dije nga mediat fqinje do të trondiste opinion publik. Brenda katër valixheve u gjetën trupat e copëzuar të dy shqiptarëve, burrë e grua.

Që prej gjetjes së trupave të masakruar të Shpëtim dhe Teuta Pashos nga Vlora, Prokuroria Italiane ka hetuar intensivisht, duke marrë shumë prova e dëshmi. Në vetëm pak ditë hetime, rrethi i të dyshuarve është ngushtuar dhe deri më tani, personi i vetëm i dyshuar është Elona Kalesha, ish e dashura e djalit të çiftit, Taulantit.

Sipas urdhërarrestit të nënshkruar nga prokurorja Ornella Galeotti, 35-vjeçarja shqiptare akuzohet për vrasje, fshehje dhe dhunim të trupave të dy bashkëshortëve nga Shqipëria.

Gruaja u arrestua në Firence, shkruan shtypi italian. Kur Shpëtim dhe Teuta Pasho u zhdukën në nëntor 2015, në moshën 54 dhe 52 vjeç, vajza, e cila quhet Elona, ishte partnerja e Taulant Pashos, djalit të çiftit.

Dyshohet se Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune. Ndërkohë që Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për një gjë të tillë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas. Këtë e tregon edhe fakti se në momentin e vrasjes, çifti ka qenë i veshur me pizhame gjumi.

Pas vrasjes, trupat e tyre mësohet se janë prerë me sharrë elektrike dhe janë mbështjellë me materiale të ndryshme. Mbetjet e dy viktimave, të cilat nuk ishin të konsumuar në një shkallë të madhe, theksojnë ekspertët, mund të jenë mbajtur në frigorifer për disa kohë.

Shpëtim dhe Teuta Pasho u gjetën të masakruar më 15 dhjetor në 3 valixhe, ndërkohë që një ditë më vonë u gjet e katërta me pjesët e tjera të trupave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA