Në vetëm 12 ditë, ngjarje të rënda kanë tronditur vendin, ku një efektiv i FNSH, Xhulio Prela u vra në pritë, dhe një tjetër Roland Bicerri u qëllua aksidentalisht nga djali i mitur teksa luante bilardo, e ndërsa Klodian Rasha u vra nga një efektiv policie dhe e fundit mbrëmjen e sotme u qëllua me armë ndaj një lokali në Shkodër që u përkiste dy vëllezërve njëri prej të cilëve polic.
Çfarë nuk shkon me policinë e shtetit, kështu e pyeti gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi.
Çuçi tha në Open se shumë shpejt do të ketë një reagim nga ana e këtij që lidhet me mbajtjen e armës nga afektivët jashtë shërbimit.
“Unë do të rishikoj të gjithë aktet që kanë të bëjnë me mbajtjen e armës jashtë shërbimit dhe për FNSH mund të mos ketë nevojë për mbajtjen e armës jashtë shërbimit se ata punojnë në grup, dhe do reagoj shumë shpejt për këtë gjë”, tha ai në Open.
Top Channel