Në një kohë që ardhja në detyrë si ministër i Brendshëm për të ishte surprizë, të shumtë janë skeptikët për detyrën që do mbajë Bledi Çuçi, duke qenë se emërimi nga kryeministri Rama ishte surprizë.
Pyetje: Rama merr vendim pa iu pyetur, çfarë garancie jepni që do jeni ju ministri dhe jo Rama?
Bledi Çuçi: Unë jam i pyetur se jam në skuadër, unë po luaj. Për sa kohë je në qeverisje, se s’do të thotë të jesh profesionist i fushës.
Jam i gatshëm se jam në fushë dhe nuk ka rëndësi dijenija por angazhimi që ke. Unë i jam përgjigjur me po Ramës që në 2013.
Nuk ka dyshim për angazhimin tim fare. Jam në fushë dhe mund të shkoj mesfushor i qendrës.
Sa i përket faktit që është Rama që vendos emrat, patjetër se kjo është kushtetuese , nuk ka të bëjë fare me faktin se ai mund jetë më shumë apo pak autoritar.
Top Channel