Foto ilustruese

Tiranë – 5 persona kanë rënë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale.

Të arrestuari janë E. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, E. R., 21 vjeç, B. Q., 43 vjeç, P. P., 41 vjeç, si dhe D. S., 21 vjeç, pasi në Vorë

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. R., 21 vjeç, pasi në Rrugën e Kosovarëve, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij u gjet një dorezë metalike (përforcues grushti), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. Q., 43 vjeç, pasi në banesë, në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Rinas u bë arrestimi  në flagrancë i  shtetasit P. P., 41 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dalje nga Republikës së Shqipërisë iu gjet një kartë identiteti e dyshuar e falsifikuar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. S., 21 vjeç, pasi në Vorë, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.63 mg/l.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA