“Vizitë skandaloze”/ Kastrati në Open: Vjosa po kërkon vota!
21/12/2020 21:59
Vizitë skandaloze, kështu e cilësoi Ardian Kastrati, Profesor në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës vizitën e Vjosa Osmanit në Tiranë.
“Vizitë skandaloze, që nga vizita e saj në Shkup bashkë me një staf që është për mjerim. Të dalësh kundër minishengenit, kjo ka një prapavijë se Vjosa po kërkon vota. Shkoi aty për t’i ulur votat Ramës por vetëm sa ja shtoi, se është shumë e papërvojë.
Ajo kërkon vetëm karburant elektoral. Minishengen është projekt i mbështetur nga BE , kush del kundër kësaj se di politikën. Kjo do të rikthehet në Kosovë si më fortë por ka vetëm retorika boshe.”, tha ai.
Top Channel