Vizita e Presidentes në Detyrë të Kosovës zgjon debate, Çupi në Open: Erdhi me agjendë përçarëse

21/12/2020 21:25
Analisti Frrok Çupi

Vizita e Presidentes në Detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani në Tiranë nxiti debate për shkak të deklaratave të forta të saj.

Mbrëmjen e sotme në Open po trajtohet pikërisht kjo vizitë e saj. Analisti Frrok Çupi e konsideroi këtë vizitë të presidentes në detyrë të Kosovës si përçarëse. Sipas tij, Osmani mbajti anën politike të PD-së në vizitën e saj politike, ndërsa iu sul maxhorancës.

Analisti theksoi se edhe mungesa e kryeministrit të vendit, Edi Rama nënkupton diçka dhe kishte nevojë për një sqarim nga ana e tij.

“Prurjet e reja në politikën e Kosovës sidomos në situatën e fundit të problemeve politike ka një çështje shumë të madhe me udhëheqësit e UCK që ndodhen në Hagë. Ata janë në një situatë për të zgjedhur presidentin, vizita e presidentes ishte e papritur, në këtë situatë ajo erdhi në Shqipëri me një agjendë përçarëse, fakti që presidentja mbajti atë fjalim në parlament. Elementi kryesor është momenti kur zhvillon vizitën në Shqipëri duke zhvilluar takim me opozitën që praktikisht është në pozita jo praktike. Iu referua presidentit miqësisht, i cili është nën akuza për tu shkarkuar nga maxhoranca, iu nënshtrua kreut të PD-së, i cili është duke u hetuar. Iu sul maxhorancës, të vijë presidentja e të thotë në parlament, ai quhet është skandal. Fakti që kryeministri nuk ishte duhet të kishte dhënë shpjegim se përse nuk ishte. Qeveria ka edhe punë të tjera jo vetëm parlamentin. Një president i ardhur nga Kosova është jashtë çdo logjike që të mbajë anën e një pale, aq më shumë kur presidentja e Kosovës si dhe presidenti i Shqipërisë janë presidentë të ngjashëm në disa vende dhe pak a shumë kanë shëmbëlltyrën e mbretit dhe nëse ke për të mbajtur anë mbahet maxhoranca, ajo erdhi si palë politike, Erdhi si oksigjen për opozitën.  Ajo kërkoi gjyqin pas 20 vitesh pasi shqiptarët e kosovarët  lëvizin lirshëm. Nuk ka gjetur të vërtetën, unë kam mbajtur një qëndrim por unë mendoj se vizita e saj ka nevojë për një analizë”, tha Çupi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA