Misteri i shtëpisë ‘fantazëm’ që mund të zgjidhë krimin horror në Itali

21/12/2020 14:57
Shpëtim e Teuta Pasho Vendi i gjetjes së kufomave

Disa ditë më parë, një zbulim i kobshëm në Itali do të trondiste opinion publik ku trupat e dy shqiptarëve u gjetën të copëtuara në katër valixhe në Sollicciano të Italisë.

Së fundmi kanë dalë në dritë detaje të reja që mund të çojnë në zbulimin e autorit dhe shkaqeve të masakrimit të çiftit shqiptarë, Shpëtimi dhe Teuta Pasho.

Media italiane shkruajnë se një shtëpi e dytë përveç asaj e cila ndodhet në Pantano, duket sikur mund të ketë lidhje me zhdukjen çiftit Pasho. Shtëpia në fjalë ndodhet në Novoli të Italisë, në këtë apartament “fantazmë”, ku çifti shqiptar mund të ketë jetuar gjatë kohës që qëndronin në Itali.

Dyshohet se çifti Pasho kanë jetuar në këtë apartament në Novoli që nga momenti që kanë arritur në Itali dhe jo në shtëpinë e Elonës siç është thënë, ish partneres së djalit të tyre, Taulant.

Duke folur për median italiane, “La Republica” avokati i Elonës, ka deklaruar se “Elona me 2 nëntor ka drekuar së bashku me bashkëshortin e saj, vetëm në shtëpinë e tyre në Pantano, ku edhe jetonin”.

Apartamenti në Novoli, nëse konfirmohet nga autoritetet italiane, do të luantë një rolë të rëndësishëm pasi mund të jetë vendi ku ka ndodhur krimi ose vendi ku janë mbajtur kufomat për tre vjet, derisa janë futur në valixhet në të cilat edhe janë gjetur, shkruan “La Republica”.

Sipas “La Republica”, pikat të cilat janë në mëdyshje janë të shumta, në ditën 2 nëntor vajzat kanë humbur çdo kontakt me prindërit e tyre. Tre ditë më vonë ato kanë marrë një telefonatë nga një numër anonim ku i foli një zë gruaje, nëna e tyre siç pretendonte ajo, i tha se sëbashku me bashkëshorti i saj do të largoheshin. Vitoria ka pyetur se për ku po largoheshin por linja ka rënë menjëherë.

Fakti që çifti kishte një shumë të madhe parash në shtëpi, sa vjen e bëhet edhe më i sigurt. “Im atë kishte pësuar një aksident të rëndë me makinë. Duhet të merrte 85 mijë euro, por mori vetëm 45 mijë“, thotë Vittoria, e cila shton se 5 mijë euro ia kishin dhënë asaj për të blerë një makinë, ndërsa të tjerat i kishin marrë me vete. Në fund, Vittoria përjashton pistën e hakmarrjes kundër vëllait. “Nuk besoj se kanë pritur prindërit e mi, kur kishin mua dhe motrën time këtu gjatë gjithë kohës“.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA