Këngëtarja Kida feston sot 23 vjetorin dhe duket se i ka marrë seriozisht masat anti-Covid teksa ka organizuar një festë me pak të ftuar në shtëpi.

Faleminderit Zot për një tjetër vit! Mirënjohëse për secilin prej jush”- shkruan këngëtarja në foton ku pozon plot vetëbesim.

Ajo ka festuar pas mesnatës me miket e saj më të ngushta, në shtëpi, teksa i falenderon për emocionet që i dhuruan. Përveç kësaj nuk munguan dhuratat që ia mbushën shtëpinë 23 vjeçares.

Disa artistë shqiptarë së fundmi janë kritikuar pasi kanë festuar duke bërë organizime të mëdha dhe duke thyer kufizimet e vendosura gjatë pandemisë. Rita Ora kërkoi falje disa ditë pasi festoi ditëlindjen e saj të 30-të mes shumë të ftuarve pa ruajtuar distancën sociale.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA