Arabia Saudite dhe EBA hakuan telefonat e gazetarëve

21/12/2020 16:47
Foto ilustruese

Sipas një raporti të publikuar nga “Citizen Lab” të Kanadasë, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë hakuar telefonat e dhjetëra gazetarëve duke përdorur softuer spiun të zhvilluar nga kompania izraelite NSO Group.

Citizen Lab, laborator ndërdisiplinor i Universitetit të Torontos, dje deklaroi se “Spyware Pegasus” u përdor për të hakuar 36 telefona personalë që u përkisnin gazetarëve, producentëve, udhëheqësve dhe drejtuesve në Al Jazeera, si dhe një telefon personal të një gazetari të televizionit me bazë në Londër TV Al Araby. Hakimet u bënë në korrik dhe gusht me anë të klikimit zero të iMessage të quajtur Kismet.

Sipas Anadolu Agency, studimi vuri në dukje se të gjithë telefonat e hakuar ishin iPhone, kurse kodi qëllim keq i bënte telefonat të prekshëm që ishin nën sistemin iOS 14 të Apple.

“Nuk besojmë se KISMET punon kundër iOS 14 dhe verzioneve të saj, i cili përfshin mbrojtje të reja të sigurisë. Të gjithë poseduesit e pajisjeve iOS duhet të azhurnohen menjëherë në versionin më të fundit të sistemit operativ”, shtohet më tej.

Gjithsej katër operatorë Pegasus, përfshirë atë të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Sneaky Kestrel të EBA-s, janë përdorur gjatë hakimeve.

Sipas raportit, infrastruktura e përdorur në këto sulme përfshinte servera në Gjermani, Francë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Itali, duke përdorur ofruesit e “cloud” Aruba, Choopa, CloudSigma dhe DigitalOcean.

Laboratori tha se e ka informuar Apple për gjetjet dhe kompania ka konfirmuar se po punon për këtë çështje.

Në janar, “Guardian” raportoi se miliarderit të Amazon, Jeff Bezos, i ishte hakuar telefoni celular në vitin 2018 pasi mori një mesazh në WhatsApp që ishte dërguar nga llogaria personale e princit të kurorës së Arabisë Saudite, Muhammad bin-Salman.

Sasi të mëdha të të dhënave janë nxjerrë nga telefoni i Bezos gjatë hakimit, thuhet më tej në raport.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA