​Kandidati për president i Barçës: Neymar mund të rikthehet për 45 milionë euro

21/12/2020 15:28

Neymar është i mirëpritur të ribashkohet me Lionel Messin, por së pari ai duhet të kërkojë falje pas daljes së tij të papritur nga “Camp Nou” tre vjet më parë, ka insistuar kandidati për president i Barcelonës, Jordi Farre.

Ai kaloi katër sezone të ngarkuara me trofe në Katalonia, duke formuar një partneritet të frikshëm së bashku me Messi-n dhe Luiz Suarez-in, përpara se të bashkohej me Paris Saint-Germain për 222 milionë euro në vitin 2017 pasi ishte paguar klauzola e tij e lirimit.

Neymar ka shënuar 50 herë në 59 paraqitje në Ligue 1 që nga arritja në PSG dhe asistoi edhe 29 herë. Gjatë kohës së tij me Barçan ishte i përfshirë drejtpërdrejt në 164 gola në 186 paraqitje, duke ndihmuar klubin për t’i fituar tetë trofe.

PSG thuhet se do të jetë duke përgatitur një ofertë për Messi-n, por Farre i cili është në garë për të pasuar Josep Maria Bartomeun si president i ardhshëm i gjigantëve të LaLiga-s në zgjedhjet e janarit – ka sugjeruar që çifti mund të luajë së bashku në “Camp Nou”.

“Neymar do të jetë i mirëpritur, por gjëja e parë që ai duhet të bëjë është të tërheqë kërkesat e tij dhe të kërkojë falje,” tha ai për “RAC1.”

“Ne kemi folur me njerëzit e tij. Kush nuk dëshiron lojtarin e tretë më të mirë në botë në ekipin e tyre? Ekziston një mundësi e një kërkese transferimi, e cila do ta shihte atë të vinte për 40-45 milionë euro”, tha në fund Farre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA