Pandemia në Maqedoni e Veriut/ 18 të vdekur e 357 raste të reja gjatë 24 orëve
20/12/2020 22:27
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 357 raste të tjera të COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 78.305.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 18 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2.292.
Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 54.034, përfshirë 689 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 21.979
Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 1.387 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 380.616.
Top Channel