“N’Fermë”/ Ermal Mamaqi rrëfen eksperiencën e sikletshme me babanë e tij në shtëpinë e Amit

20/12/2020 14:47
Ermal Mamqi

Në rubrikën “Fermë” në emisionin “E Diell” të ftuar ishin Ylii Baka, Ermal Mamaqi, Fatma Haxhialiu, Irgen Çela dhe Albani i cili është vëllai i Dr.Florit.

Personazhet e famshëm u mblodhën së bashku në fshatin e Farkës për të pasur një eksperiencë ndryshe duke u marrë me pjesë të ndryshme të punëve të fshatit si psh. kapja e gjelave të detit, përgatitja me baltë, mbledhja e deleve dhe dhive, gjithashtu edhe pastrimi i sobës me dru.

Ermal Mamaqi rrëfeu eksperiencën e sikletshme me babain e tij kur kanë shkuar tek shtëpia e Amit për ti kërkuar dorën, eksperiencën e tij si Dj ku ka martuar dy herë të njëjtin dhëndër dhe keqkuptimin e paketës së tij me vlerë 40 mijë euro.

“Kur shkuam tek shtëpia e Amit, para se të futeshim i them babit përpiqu mos të bësh shumë humor se ishte takimi i dytë dhe sa erdhi momenti ku po rrinim dhe po bënim muhabet, ku Ami kishte marrë shamampanjën edhe sa po hapte shampanjën vetëm kur thotë mos e hap atë shampanjë, mos thashë unë mu prish fejesa dhe u tmerruan vjehrri me vjehrrën dhe unë që them unë nuk po shoh gotat. Kam martuar dy herë një dhëndër kur kam qenë Dj. Nuk është 40 mijë euro se e kanë keqkuptuar, ata që e kanë blerë e kanë kuptuar këtë gjë, është një gjë që nuk e kam nxjerrë unë, por e vërteta ishte se ne e shtymë por është një draft i paprezantuar që nuk e kam publikuar”, tha Ermali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA