Federata Shqiptare e Qitjes sportive zhvilloi Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhorë në qytetin e Durrësit.
Në fund të procesit zgjedhor, në postin e presidentit u rizgjodh në mënyrë unanime Stefan Rrufa, i cili falenderoi të gjithë të pranishmit për besimin që i dhanë për mandatin e ri të tij. Në fjalën e tij, presidenti i sapokonfirmuar i Federatës theksoi objektivat e tij dhe të institucionit, që ai drejton mes të cilëve është edhe organizimi i një kampionati ballkanik në vendin tonë.
Në Asamblenë zgjedhore të Federatës së Qitjes Sportive u zgjodhën edhe anëtarët e Komitetit Drejtues të institucionit si dhe u votua për pranimin e klubeve të reja, mes të cilës edhe klubi shumësportësh Besëlidhja dhe Shoqata e Pjatelit Lezhjan, përfaqësuesit e të cilëve prezantuan edhe projektet e tyre të bashkëpunimit.
Top Channel