Bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 45-vjeçari në Tiranë
19/12/2020 16:33
Një elektricist ka humbur jetën tragjikisht në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në Tiranë.
Shtetasi Sh.H. 45 vjeç, dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke humbur jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Me datë 19.12.2020, rreth orës 14:30, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike shtetasi Sh.H., rreth moshës 45 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel