Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë 21/02 19:37
Të paktën 15 persona kanë humbur jetën nga një sulm me bombë gjatë një ceremonie fetare në rajonin Ghazni të Afganistanit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Aryen në një deklaratë për gazetarët tha se sulmi është kryer me një motoçikletë me bombë gjatë një ceremonie për hatmen e Kur’anit në fshatin Agucan në zonën Gejlan të Ghaznit.
Aryen tha se në sulm humbën jetën 15 civilë ndërsa 20 të tjerë u plagosën. Përgjegjësinë për sulmin ende nuk e ka marrë askush.
Top Channel