“O Klodi ku je këtu ti mo, që më ndërpret fjalën”, Balliu përplaset me zv.kryetaren e Kuvendit: Me ç’të drejtë më ndërpret fjalën? Spahiu: Nuk mund të flasësh për… 04/06 20:52
Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca ka shpërndarë postimin e Komisionari evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ku tregon se po punohet që vaksinat e COVID të vijnë sa më shpejt në Ballkanin Perëndimor.
Ai tha se në komunikimin e Varhelyi me ministrat e Punëve të Jashtme është diskutuar sigurimi i vaksinave të COVID për qytetarët e rajonit.
“Komisioneri OliverVarhelyi kishte një komunimim të rëndësishëm me vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Gent Cakajn duke diskutuar se si të sigurohet që vaksinat COVID19 do të bëhen të disponueshme shpejt për qytetarët e rajonit”, tha Soreca.

Postimi i Luigi Soreca
Top Channel