Rusia publikon pamjet e tankut të ri që parashutohet në fushëbetejë, blindi vepron edhe në ujë (fotot)

18/12/2020 16:06

Rusia ka prezantuar së fundmi pamjet e një mjeti luftarak amfib që mund të parashutohet në fushëbetejë.

Sprut-SDM1 mund të lëshohet në zonat e luftimit nga avionët transportues, me tre operatore brenda tij, teksa krijuesit pretendojnë se mund të veprojë edhe në thellësi uji 1.5 metra.

Kremlini thotë se shpikja e teknologjisë së fjalës së fundit i jep forcave ruse një avantazh ndaj atyre rivale të NATO, por gjithashtu dhe një ‘thesar’ për tregun ndërkombëtar të armatimeve.

Ushtria e SHBA ka një projekt të sajin të quajtur M551 Sheridan për tanke të lëshuar nga ajri, por projekti u braktis prej mburojës së lehtë të armatimit dhe dëmtimeve prej minave dhe granatave.

Projekti amerikan Sheridan u nxorr jashtë funksioni gjatë luftës së Vietnamit prej kushteve të xhunglës e lagështirës por më vonë u riangazhua në Panama dhe luftën e Gjirit Persik.

FOTO GALERI
1/7
Sprut-SDM1 mund të lëshohet në zonat e luftimit nga avionët transportues, me tre operatore brenda tij

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA