Diaspora shqiptare përjashton dy mënyrat e votimit, ate elektronik dhe përmes konsullatave. Në këtë fazë ku ndodhet procesi shprehja e vullnetit përmes postës është më mundshmja për ta.
Bledar Milaqi, Lëvizja për Diasporën e Lirë: Te dyja modelet si ai elektronik si pranë përfaqësive diplomatike i kemi përjashtuar, per arsye sigurie dhe logjistike. Ne i kemi bere sugjerimin tone si grup interesi KQZ per votimin me poste.
Bledar Milaqi dhe Nador Bakalli të cilët përfaqësojnë Lëvizjen për Diaspora e Lirë në takimet online me grupin e punës së KQZ zbulojnë pikat me të nxehta të procesit.
Nador Bakalli, Lëvizja për Diasporën e Lirë: Koha dhe eksperienca janë dy nga probleme me te mëdha qe kemi. Kemi një baze regjistrimi te paqarte per momentin. Pra kemi aspekt teknike qe personi qe regjistrohet duhet te deklaroje adresën. Por adresa nuk mbetet vetëm ne aspektin e vet-deklarimit. Ka një verifikim nga pala shqiptare te adrese qe është i paqarte per momentin si do behet.
Bledar Milaqi, Lëvizja për Diasporën e Lirë: Kemi diskutuar me zotin Celibashi dhe grupin e punës përkufizimin e fjalës me vendbanim te përhershëm dhe ne dijeninë tone konsiderojnë te gjithë qytetaret te cilët kane një rezidence jashtë vendlindjes. Këtu mund te jene edhe studentet qe kane një leje qëndrimi 1 vjeçare apo dy vjeçare.
Diaspora propozon votimin e hershem si ne Amerike. Me regjistrimin e listave te kandidateve per deputet nis shpërndarje e materiale zgjedhore përmes postes. Nga data 10 deri 25 Prill votohet.
Bledar Milaqi, Lëvizja për Diasporën e Lirë: Do ketë mundësi te shkarkimit te flete se votimit online apo edhe me post) mbetet afati fundi i marsit deri me date 10 prill qe votuesi me vendbanim jashtë te marre fletën e votimit. Pastaj nga datat 10 prill deri me 25 prill te dërgojnë vullnetin e tij me poste.
Një pike e cila ka ndezur debat është vendnumërimi i votave.
Bledar Milaqi, Lëvizja për Diasporën e Lirë: Sugjerimi i KQZ është qe vota e emigranteve te mbërrije pranë KQZ dhe te numërohen ne KZAZ respektive kurse sugjerimi jone është per te shmangur tjetërsimin e vullnetit vota e diasporës duhet te numërohen ne KQZ.
Nador Bakall: Ky është hapi i pare ne si lëvizje do kerkojme te mundësohet alokimi i vendeve te dedikuara per diaspores ne Parlament.
Grupi i punës është drejt përfundimit te raportit dhe javën e ardhshme Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi do i paraqesë Komisionit Rregullator mënyrën dhe formën se si do mund te aplikohet votimi nga jashtë Shqipërisë, ku me i sigurti cilësohet ai me poste.
Top Channel