Cakaj në Hagë, ngre çështjen e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë

18/12/2020 16:56

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhet në një vizitë zyrtare në Hagë, gjatë të cilës ka zhvilluar një takim me Komisionerin e Lartë të sapozgjedhur të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Kairat Adbrakhamanov.

Në takim me Komisionerin e Lartë Adbrakhamanov, Cakaj theksoi se biseda u përqëndrua në çështjen e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

“Shpalosëm informacion të hollësishëm edhe për disa praktika të tjera atje, lidhur me pamundësinë e përdorimit të hapur të simboleve kombëtare dhe nënpërfaqësimin e rëndë në institucione shtetërore.”- vijoi Cakaj në një postim në facebook, lidhur me takimin.

Gjithashtu, Kryediplomati bëri me dije se gjatë takimit u siguruan se kjo çështje do të trajtohet me përparësi të plotë nga Komisioni i OSBE-së për Pakicat Kombëtare.

“Mirënjohje e pamatë për Komisionerin, për qasjen konstruktive në mbledhjen e sotme e ne do të vazhdojmë pakursyer për ta shtruar në çdo rrafsh ndërkombëtar fatin e vëllezërve tanë në Luginë.”- përfundoi Cakaj reagimin e ti

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA