Në bashkëpunimin me disa biznese, Bashkia e Tiranës mundësoi rindërtimin e banesës së familjes së Sami Duqit, në fshatin Pëllumbas.
“Jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që kanë kontribuar, edhe e them këtë me gjithë zemër. Ka shumë nga ata që flasin, ka shumë nga ata që komentojnë, ka shumë nga ata që japin mend, por ka shumë pak nga ata që bëjnë. Dhe diferenca edhe në komunitetin tonë, është mes atyre që flasin dhe atyre që bëjnë. Ju jeni nga ata që bëjnë”, tha Veliaj.
Për shkatërrimet e ndodhura gjatë protestave Erion Veliaj tha:
“Kam lënë porosi që qyteti t’i rikthehet normalitetit. Ne patëm një javë traumatike për qytetin. Kam lënë porosi të zëvendësohet çdo semafor, çdo pllakë, çdo gur, sigurisht dhe çdo zbukurim. Do t’i bëjmë zbukurimet akoma më të mira. Do të rivendosim pemën për gjithë fëmijët edhe gjithë vogëlushët e Tiranës”.
Bashkia e Tiranës këtë fund-viti do të përkujtojë edhe ata mjekë që Covid-i u mori jetën.
“Do të ketë një simbolikë me 25 yje për 25 mjekët që realisht ishin heronj edhe ranë në këtë betejë me pandeminë, për të kujtuar sakrificën e tyre dhe për ta përdorur edhe kohën e festave për të shprehur mirënjohjen për ata që dhanë gjithçka që kishin, që ishte jeta e tyre në këtë betejë të jashtëzakonshme”, deklaroi ai.
Top Channel