Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez është në karantinë për shkak të kontaktit të tij kohët e fundit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, i cili sot rezultoi pozitiv me COVID.

Sanchez dhe Macron darkuan së bashku në Pallatin Elysee të hënën, së bashku me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OCDE), Angel Gurria.

Dreka private ishte në festimin e 60-vjetorit të OCDE-së. Mediat spanjolle njoftuan se sapo u njoftua rezultati pozitiv i Macronit, Sanchez i tha mbretit se ai nuk do të merrte pjesë në ndonjë ngjarje zyrtare dhe se do të hyjë në vetëkarantinë për një javë.

Sanchez ishte vendosur të merrte pjesë në një ngjarje me Mbretin Felipe VI në mesditën e sotme por nuk do të paraqitet aty.

Kryeministri duket të jetë pa simptoma për momentin dhe do të bëjë një test PCR, sipas protokollit shëndetësor spanjoll.

Kjo nuk është hera e parë që Sanchez vjen në kontakt të ngushtë me virusin.

Në mes të marsit, gruaja e tij dhe ministra të ndryshëm të kabinetit dolën pozitivë me koronavirusin, por kryeministri spanjoll nuk hyri në karantinë të rreptë dhe mori pjesë në një seri takimesh.

Në atë kohë, krye-epidemiologu spanjoll, Fernando Simon arsyetoi veprimet e Sanchezit, duke thënë se ka “përjashtime” nga karantinat në situata të caktuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA