Ftese në 5/ Sherri i bujshëm me Stresin, Einxhel përlotet nga sms e së ëmës: Zemra s’ duron dot më

17/12/2020 18:57

Moderatorja Einxhel Shkira ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku për herë të parë foli për përplasjen e bujshme me reperin Stresi.

Menjëherë pas qendrimit të saj për protestën, Stresi iu kundërpërgjigj me nota fyese dhe ofenduese, duke e vijuar debatin në një përplasje virtuale.
Moderatorja pranoi që kjo situatë e ka prekur shumë atë dhe familjarët e saj.

“Unë mund të isha një person depresiv dhe nga gjithë ajo që ndodhi mund të kisha pirë dy kokrra, kisha vrarë veten dhe hajde pastaj si do e zgjidhim. Për kë do dilnim pastaj në protestë? Për një person që ia shkatërruan jetën virtualisht? Vetë ne apo ata që e bënë këtë gjë janë çdo ditë kriminelë. Nuk janë ta amë të mirë se polici që vrau Klodianin”, tha ajo.

“Siç është gjynah babai i atij djalit që vdiq, është gjynah edhe mamaja ime. Mesazhi që më ka shkruar ka qenë :
Einxhel të lutem mami mos u merr më me këto gjëra. Shiko jetën tënde. Mos komento më asgjë, është hera e fundit. Dhe në emisione të tjera, të bëjnë çfarë të duan, ti nuk do shkosh, nuk do të thuash më asgjë. Të lutem, mos u merr me asnjë. Ti je vajzë e zgjuar, ndaj të lutem, se njerëzit po merren me ty duke thënë gjëra shumë të rënda. Ty të lutem mami, sepse zemra nuk duron dot më”, lexoi ajo e përlotur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA