Kreu i qeverisë Edi Rama ka pritur sot në Kryeministri presidenten në detyrë të Kosovës Vjosa Osmanin.

Ka qenë vetë Rama që ka shpërndarë disa foto nga takimi me Vjosa Osmanin, e cila ndodhet për një vizitë 3 ditore në Tiranë.

Sot Osmani foli edhe në kuvend ku shpjegoi rëndësinë se përse edhe parlamenti i Shqipërisë duhet të miratojë rezolutën për dënimin e genocidit serb gjatë luftës në Kosovë.

“Drejtësinë e kësaj lufte e ka vërtetuar koha. Në gjykimin për të vërtetën, gjithkush mund të ketë interpretimet e veta, por jo faktet e veta. E vërteta është një dhe vetëm një: Kosova, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe udhëheqësit e saj ishin viktimat përballë agresorit dhe jo e kundërta. Këtë të vërtetë pritet të konfirmojë edhe Komisioni i Posaçëm i Kuvendit të Shqipërisë, i cili është konstituuar dhe ka filluar nga puna”, tha Osmani.

Kjo kërkesë e presidentes Osmani vjen një javë më pas nga ngritja e komisionit të posaçëm parlamentar, që do të analizojë të gjithë bashkëpunimin e institucioneve shqiptare me UNMIK-un dhe EULEX-in, për hetimet ndaj krimeve të supozuara të UÇK në territorin shqiptar. Gjetjet e këtij komisioni do të përdoren për hartimin e një rezolute ku pritet që në një prej pikave të saj të dënohet edhe genocidi serb.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA