Tema e sotme në emisionin “Open” i është kushtuar çështjes së dorëheqjes së ministrit Sandër Lleshaj pas protestave për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një oficer policor dhe votimi sot në Kuvend për emërimet e dy ministrave të rinj, Bledi Çuçi në krye të Ministrisë së Brendshme dhe Milva Ekonomi në krye të Ministrisë së Bujqësisë.
Bushati shprehet se Rama ka zgjedhur dy ministra besnik, që janë provuar dhe më parë si ministra.
Ndërsa, Plarent Ndreca është shprehur se Çuçi është një njohës shumë i mirë i reformës zgjedhore dhe sfida e tij do të jetë procesi zgjedhor.
Andi Bushati: Ishin ndryshime të detyruara. Në këto 8 vite Rama na ka mësuar 2 gjëra, ose zgjedh ministra çudi, ose zgjedh ministra besnik, këtë radhë nuk hynë te çuditë, jemi para zgjedhjeve, ka marrë dy njerëz që janë provuar edhe më parë si ministra, jemi brenda normalitet.
Plarent Ndreca: Qeveria në varësi të rrethanave edhe reagon, bëri një reagim kundrejt një situate të krijuar në vend. Janë të dy figura të kompletuara, si profesionale dhe politike, kanë fytyrë qytetarë dhe të panjollosur. Çuçi është një njohës i reformës zgjedhore, sfida e tij do jetë procesi zgjedhor, është një ndër njohësit më të mirë që PS ka në këtë fushë.
Top Channel