Përkthimi është ura e komunikimit mes popujve , dhe në këtë 100 vjetor të Tiranës kryeqytet u sollën në vëmendje 100 libra letrarë në italisht të 50 autorëve shqiptarë që rrëfejnë historinë e kryeqytetit, psikologjinë e banorëve të saj, njeriëzt dhe peisazhit të qytetit përballë tij.
Ky rrugëtim midis kulturës së dy popujve nuk ka qenë i lehtë dhe ka pasur ulje ngritjet e veta. Por kontributi më i madh të autorëve tanë të përkthyer në Italisht dhe atyre që shkruajnë në gjuhën italiane është pas viteve ’90.
Duke filluar nga shkrimtari i madh Ismail Kadare, e deri tek shkrimtarët përfaqësues të brezit të ri pas viteve ’90 u shpalos mozaiku i letrave shqipe tek lexuesit Italinë, por edhe vështirësitë në cilësinë e përkthimit.
Për këtë vit fondi i përkthimit nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj nuk i kalonte 10 milionë lekë. Ky aktivitet u organizua nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.
Top Channel