Kallëzimi i kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla për privatizimin e Kompleksit Sportiv “Partizani” ka shënuar një zhvillim të ri.

Top Channel mëson se  SPAK e ka regjistruar si procedim penal këtë kallëzim që tashmë mban numrin 287/2020. Shorti për të hetuar këtë kallëzim i ka rënë prokurores Enkeleda Millonai.

Të kallëzuarit janë ish kryeministri Sali Berisha, ish ministri mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë Berisha, përfshi Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.

Në Ditën e  dorzimit në SPAK të kësaj padie Taulant Balla tha se :

“Një pronë  me rreth 10.000 m2, mu në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë. Nëse çdo qytetar shqiptarë do ta vlerësonte është një pronë me 10.000 m2  duke ndërtuar 17 kulla me një vlerë 21 milion euro kjo është blere më pak se vlera e një garzonjere të shitur në atë zonë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA