Rindërtimi/ Rama dorëzon 4 shtëpi në Farkë
16/12/2020 12:21
Kryeministri, Edi Rama ditën e sotme ka dorëzuar 4 shtëpi familjeve në Farkë si proces i rindërtimit.
Rama i shoqëruar nga Ahmetaj dhe Veliaj u ka dorëzuar dokumentat e shtëpisë në dorë familjarëve. Ai ngriti shqetësimin me një grup familjesh që i kanë shtëpitë larg ose nëpër pika gjeologjike të vështira .
Sipas kryeministrit, qeveria nuk do investohet për t’u rindërtuar banesat, por do i financojë me para direkt rindërtimin dhe më pas familjet mund të vendosin vetë të ngrenë shtëpitë e tyre aty ku janë ose të spostohen.
Top Channel