Dhjetëra ushtarë armenë “të zënë” në Nagorno-Karabak

16/12/2020 20:41

Autoritetet de facto në Nagorno-Karabak kanë thënë se dhjetëra ushtarë etnikë armenë janë zënë në disa bastisje të forcave të Azerbajxhanit në këtë rajon, pas armëpushimit të muajit të kaluar që u ka dhënë fund gjashtë javëve luftime.

“Fatkeqësisht, dhjetëra shërbyes tanë janë zënë afër Khtsaberdit,” ka thënë lideri etnik armen i këtij rajoni, Arayik Harutiunian.

Avokati i Popullit në Nagorno-Karabak, Artak Beglarian, ka thënë se numri i ushtarëve të zënë është rreth 60.

Ministria e Mbrojtjes së Nagorno-Karabakut ka thënë më herët se kontaktet janë humbur me një numër të pozicioneve ushtarake rreth fshatrave Khtsaberd dhe Hin Tagher.

Autoritetet e Azerbajxhanit nuk kanë komentuar ende për ushtarët që janë raportuar se janë zënë.

Autoritetet e Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë arritur armëpushim të ndërmjetësuar nga Moska, që ka hyrë në fuqi nga 10 nëntori, duke u dhënë fund luftimeve më të këqija për Nagorno-Karabakun prej fillimit të viteve 1990.

Sipas marrëveshjes, Azerbajxhani ka rikthyer kontrollin e territorit që kanë zotëruar armenët nga vitet 1990, dhe rreth 2,000 paqeruajtës rusë janë angazhuar në mes të dyja palëve.

Forcat ruse janë raportuar gjatë fundjavës se luftimet, që kanë shpërthyer në mes të forcave azerbajxhanase dhe armene, janë në kundërshtim me armëpushimin.

Nagorno-Karabaku njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, mirëpo armenët etnikë, që përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë, e refuzojnë udhëheqësinë e Azerbajxhanit./REL/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA