Qyteti i Parisit është gjobitur me 90,000 euro për emërim të shumë grave në pozita kyçe më 2018, duke vepruar në kundërshtim me një ligj që synon të garantojë balancin gjinor.
Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, ka dënuar gjobën, duke e konsideruar “të padrejtë” dhe “absurde”.
“Unë jam e lumtur të njoftoj se jemi gjobitur”, ka thënë ajo.
Më 2018, 11 gra dhe 5 burra – që përfaqësojnë pak më shumë se 30 për qind – janë emëruar në pozita kyçe në qytetin e Parisit, duke rezultuar me gjobë të Ministrisë së Shërbimeve Civile.
Një ligj i vitit 2013, që mëton të sigurojë se gratë kanë qasje më të mirë në pozita të larta, kërkon një minimum prej 40 për qind të emërimeve në secilën gjini.
Që atëherë, ligji është ndryshuar për të mundësuar përjashtime për nominime, nëse balanci gjinor respektohet në përgjithësi.
Në qytetin e Parisit, 47 për qind e personave në pozita të shërbyesve civilë janë gra.
“Po, neve na duhet të vendosim në detyrë gratë me vendosmëri dhe energji sepse Franca është ende mbrapa në atë çështje”, ka thënë mes tjerash Hidalgo.
Top Channel