Foto ilustruese

Një 40-vjeçar u kap ditën e sotme në Elbasan pasi iu gjet në makinë kokainë dhe heroinë.

Gjatë operacionit të koduar “Kinemaja” u arrestua M. B., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 141 gramë lëndë narkotike heroinë,  18.5 gramë lëndë narkotike kokainë, një peshore e vogël elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike,  4100 euro dhe 300 paund, të cilat dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndës narkotike, si dhe dy aparate celular.

Elbasan

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të drogave të forta në doza të vogla.  Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kinemaja”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Sekuestrohen 141 doza me heroinë, 18 doza me kokainë, shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale, një peshore e vogël elektronike dhe dy aparate celular. Bie në pranga poseduesi i tyre.  Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në qytetin e Elbasanit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pas një pune hetimore disajavore u bë e mundur goditja dhe dokumentimi ligjor i kësaj veprimtarisë kriminale.  Gjatë operacionit të koduar “Kinemaja”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin: M. B., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 141 gramë lëndë narkotike heroinë,  18.5 gramë lëndë narkotike kokainë, një peshore e vogël elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike,  4100 euro dhe 300 paund, të cilat dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndës narkotike, si dhe dy aparate celular.  Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA