Zjarr në një azil në Rusi, humbin jetën 11 persona

15/12/2020 12:11

Të paktën 11 persona humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në një azil në Rusi.

Ministria e Situatave Emergjente e Rusisë tha se zjarri shpërtheu në një shtëpi për të moshuarit në Isbuldino, në Republikën Bashkir të Rusisë.

Shtëpia për të moshuarit është një ndërtesë njëkatëshe në të cilën po qëndronin gjithsej 16 persona, por fatkeqësisht humbën jetën 11 prej tyre, kurse tre persona të plagosur u dërguan në spital.

Zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll zjarrin dhe po zhvillohet një hetim për shkaqet e incidentit.

Sipas Reuters, burimet lokale raportojnë se ndërtesa e banimit nuk kishte licencë për të ofruar shërbime të shtëpisë për të moshuarit.

11 viktimat ishin banorë të moshuar që kishin probleme të lëvizjes dhe nuk mund të evakuoheshin shpejt. Autoritetet rajonale thanë se viktimat ishin katër gra dhe shtatë burra nga mosha 57 dhe 80 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA