Top Story/ Në 2 vite Ministër, detyra kryesore e Sandër Lleshajt ishte menaxhimi i protestave: Më penguan për reformat!

15/12/2020 22:49

Sandër Lleshaj është ministri më i “egër” sa i përket përballimit të protestave. Ndoshta kjo edhe për faktin se ai vinte nga radhët e ushtrisë. Që ditët e para të ardhjes në pushtet Lleshaj u përball me protestat e dhunshme të banorëve të Astirit. Pas kësaj proteste, një tjetër më e madhe do të organizohej nga studentët.

“I bie nqs minsitri do kishte qenë zoolog apo veteriner policia do merte trajtë stalle, dhe popullin do e trajtonte si kafshë, ose nëse do ishte doktor ministri, do e trajtonte policinë si pacientë, dhe popullin si të sëmurë…këto janë absurditete, gafa logjike…” tha ministri Lleshaj.
Protesta vazhdoi për ditë me rradhë me organizime të pavarura të studentëve që kulmuan në protestën e parë masive të datës 8 dhjetor të 2018. Bojkoti i leksioneve vazhdoi përgjatë gjithë muajit dhjetor. Në muajin janar, studentët bllokuan ambientet e Fakulteteve si shenjë proteste ndaj mosplotësimit të kërkesave.

Në orët e para të mëngjesit të 11 janarit, policia private në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ndërhyn dhunshëm në Fakultete në përpjekje për të hequr karriget dhe bankat e vendosura si barrikadë para dyerve.
“Ky ka qenë faktor pengues, që ka ndalur disa nga prioritetet, reformat që kam pasur qëllim ti realizoj, megjithëse nuk i ka ndaluar” u shpreh Sandër Lleshaj, Ministër i Brëndshëm në detyrë.

Top Channel