Thirrja e Hillary Clinton: Të shfuqizohet Kolegji Zgjedhor

15/12/2020 18:00

Teksa hidhte votën e saj elektorale për Joe Biden, ish kandidatja demokrate Hillary Clinton, njëkohësisht anëtare e Kolegjit Zgjedhor që përfaqëson Nju Jorkun, bëri thirrje që ky organizëm të shfuqizohet.

Sipas ish sekretares amerikane te shtetit, Kolegji Elektoral duhet të shpërbëhet, dhe fituesi I zgjedhjeve presidenciale në SHBA, duhet të caktohet nga vota popullore.

“Unë besoj se duhet ta shfuqizojmë Kolegjin Zgjedhor dhe të zgjedhim për president fituesin e votës popullore, njësoj siç ndodh me çdo post tjetër të rëndësishëm. Megjithatë, ndërsa ai ende ekziston, unë isha krenare që e dhashë votën time në Nju Jork për Joe Biden dhe Kamala Harris”.

Kur amerikanët i drejtohen qendrave të votimit, ata nuk e zgjedhin drejtpërdrejtë presidentin, por praktikisht votojnë për një grup prej 538 elektoresh të mëdhenj, të cilët përbëjnë Kolegjin Zgjedhor. Ai që kapërcen zyrtarisht totalin e 270 votave, fiton Shtëpinë e Bardhë. Elektorët e hodhën votën e tyre në 14 dhjetor, pasi të 50 shtetet dhe distrikti i Kolumbias I certifikuan rezultatet e tyre zgjedhore. Vetë Clinton në 2016-tën, u mposht nga Kolegji Zgjedhor, edhe pse kishte siguruar pothuajse tre milionë vota popullore më shumë se Donald Trump.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA