Sindroma Takotsubo shkaktohet nga vuajtjet e dashurisë dhe vepron si një sulm në zemër

15/12/2020 12:53

Një ekip i shkencëtarëve britanikë, kohët e fundit zbuloi se një goditje e rëndë nga emocionet mund të shkaktojë po aq dëm sa një sulm në zemër, shkruan “Daily Mail”.

Ky lloj stresi në zemër fillon me një humbje të madhe emocionale, e cila shkakton tronditje dhe dobësim të muskulit.  Studiuesit në Universitetin e Aberdeen-it vunë re se dëmi është i përhershëm dhe i ngjashëm me atë që një sulm në zemër lë.

Studiuesit vëzhguan tridhjetë e shtatë persona për dy vjet, të cilët kanë kardiomiopati të stresit ose sindromë të zemrës së thyer, të ashtuquajturat “Takotsubo”. Takotsubo ka të bëjë me ndjenjën e dhimbjes së papritur të gjoksit të shkaktuar nga disa strese emocionale, të tilla si humbja e një të dashuri/e ose një ndarje e rëndë.

Këto simptoma mund të vijnë për shkak të reagimit të zemrës ndaj një vale të hormoneve të stresit. Një pjesë e zemrës është zgjeruar përkohësisht dhe nuk mund të pompojë gjak mirë, ndërsa pjesa tjetër e funksioneve të zemrës janë normale.

Rezultatet e rezonancës magnetike dhe ultrazërit të tyre treguan se ka ende dëmtime fizike në zemër pas muajsh, madje edhe vite pas shokut të përjetuar.

Shumica e të anketuarve treguan dobësi dhe vështirësi në kryerjen e disa ushtrimeve të dhëna dhe u lodhën shpejt. Studiuesit arritën në përfundimin se një zemër e thyer duhet të trajtohet njësoj si ajo që i mbijeton një sulmi në zemër.

Sindroma prek gratë më shumë sesa burrat, dhe besohet se numri i pacientëve është edhe më i lartë se ata që janë aktualisht zyrtarë.

Profesori Jeremy Pearson nga Fondacioni Britanik i Zemrës paralajmëron se “Takotsubo” është një sëmundje shkatërruese, që mund të prekë njerëz plotësisht të shëndetshëm.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA