Open/ Kreshnik Spahiu: Shqiptarët nuk duan kalçeto! Ka ardhur koha për ndryshim sistemi
15/12/2020 22:31
Pas 6 ditësh, protesta për vrasjen e Klodian Rashës duket se ka përfunduar. Në Open në Top Channel kjo është tema e diskutimit.
Juristi, Kreshnik Spahiu tha në Open se protestat nuk u shuan nga deklarata se ambasadores dhe se ambasadorja është përkrahëse e protestave.
“Nuk mendoj se protesta u shua nga deklarata e ambasadores. Ambasadorja e SHBA është përkrahëse e protestave, madje i konsideron opzitën shumë më të gjerë se PD dhe LSI.
Ndryshimin e duan të gjithë. Por shqiptarët nuk duan kalçeto, ikjen e Ramës dhe ardhjen e atyre që ishin më parë. Ka ardhur koha që të zhduken 3 familjet që sundojnë politikën shqiptare. Shqiptarët nuk duan kalçeto, por ndryshim të sistemit”- tha Spahiu.
Top Channel