Mertiri në “Open”: Ata fëmijë dhe të rinj protestues nuk pyesin as për ambasadorë dhe për asnjë njeri

15/12/2020 21:46

Ergys Mertiri ishte i ftuar sot në emisionin “Open” për të folur rreth protestave të mbajtura në ditët e fundit për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie.

Mertiri shprehet se edhe pas deklaratave të bëra nga ambasadorja Yuri Kim protestat vazhduan të jenë të dhunshme, madje edhe më të ashpra.

Ai shton më tej se nuk ka qenë opozita që ka organizuar këto protesta por që nuk përjashton faktin se ka pasur simpatizantë të partive të ndryshme mes turmës në shesh.

Mertiri: E vërteta është që mbas deklaratës së Yuri Kimit protesta vazhdoi të jetë e dhunshme. Nuk solli shuajtje të dhunës, përkundrazi ka qenë edhe më e ashpër. Ata të rinj që kanë dal aty nuk pyesin as për ambasador. Kjo që është organizuar nga opozita janë përralla.

Zonja Kim nuk ka dal publikisht, se ça ka diskutuar me Kryemadhin nuk e di. Di të them që, disa prej tyre i njohim, kanë qenë gjatë gjithë kohës në protesta të ndryshme dhe kam parë të rinj, shumica kanë qenë te protesta e studentëve, janë një pjesë e qytetarëve që reagojnë shpesh. Kam para adoleshentë që kishin mllef ndaj qeverisë, shprehnin irritimin e tyre me shtetin.

 

I pyetur nëse a ka opozita lidhje me protestat ai shprehet:

Nuk ve në dyshim që simpatizantë të një partie a një tjetër kanë qenë në shesh, por nuk di asnjë emër që policia të thotë që ky është i kësaj partie dhe ka ardhur këtu në protestë.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA