Tiranë – Tre persona janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për posedim të lëndëve narkotike.
Sipas policisë të arrestuarit janë E. L., 36 vjeç dhe A. S., 25 vjeç, pasi në fshatin Shëngjergj, shtetasi A. S. është kapur në flagrancë duke i shitur rreth 7 kg lëndë narkotike kanabis shtetasit E. L.
Sekuestrohen rreth 7 kg kanabis, lëndë narkotike ekztazi, LCD, kokainë, peshore elektronike dhe 1 aparat celular.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi”.
Goditen dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Vihen në pranga 3 shtetas.
Sekuestrohen rreth 7 kg kanabis, lëndë narkotike ekztazi, LCD, kokainë, peshore elektronike dhe 1 aparat celular.
Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për kontrollin e të gjithë territorit, me qëllim evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me lëndë narkotike, merren me shpërndarjen e tyre apo i mbajnë ato në banesë, u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Bashkëpunimi”, si rezultat i të cilit u goditën 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në vende të ndryshme, konkretisht:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
E. L., 36 vjeç dhe A. S., 25 vjeç, pasi në fshatin Shëngjergj, shtetasi A. S. është kapur në flagrancë duke i shitur rreth 7 kg lëndë narkotike kanabis shtetasit E. L.
Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. XH., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij u gjetën droga të ndryshme sintetike (Ektazi, LCD), si dhe lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan së bashku me një peshore elektronike dhe 1 aparat celular.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel