Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, zgjodhi të martën drejtorin e ri të agjencisë së spiunimit Mossad, i identifikuar vetëm si “D”.
Përmes këtij emërimi zëvendësohet, Yossi Cohen, i cili kishte një rol kyç në marrëveshjet e fundit të normalizimit të raporteve të Izraelit me shtetet arabe, shkruan AFP.
Netanyahu “vendosi të emërojë zëvendësdrejtorin e Mossad-it ‘D’ si drejtor të ardhshëm. ‘D’ është një veteran i përkryer i Mossad-it”, tha një deklaratë nga zyra e kryeministrit.
Izraeli zakonisht nuk zbulon emrat e personelit të lartë të Mossad-it, përveç drejtorit, identiteti i të cilit është i njohur përgjithësisht për publikun.
Cohen u emërua në këtë post më 2015 pasi shërbeu si këshilltar i sigurimit kombëtar të Netanyahut dhe më parë si zëvendësshef i Mossad-it.
Zëvendësimi i Cohen duhet të miratohet nga një komitet i posaçëm përgjegjës për emërimet më të larta të shërbimit civil, tha deklarata e qeverisë.
Jerusalem Post raportoi se, nëse miratohet, ndryshimi në udhëheqjen e Mossad-it do të ndodhte në qershor.
Top Channel