Përsëri gati 100 të vdekur në Greqi. Pas tre ditësh kur u vu re një ulje e numrit të rasteve dhe viktimave ,Greqia rikthehet përsëri në nivelin e ditëve tragjike të javëve të kaluara.
Ajo ka regjistruar përsëri në 24 orët e fundit 98 viktima nga Covid-19 dhe në total prej fillimit të pandemisë 3785.
Edhe numri i rasteve është dyfishuar nga shifrat e fundjavës duke shkuar në 1250 dhe në total mbi 126370 .
Ndërkohë mbetet ende në nivele alarmante numri i të intubuarve që tashmë janë më shumë se 550 pacientë.
Pandemia dhe përballimi i saj ka zënë vend edhe në diskutimin e projektbuxhetit të vitit 2021 në parlamentin grek.
“Keni dështur z. Mitsotakis dhe keni humbur kontrollin .Keni dështuar në peërballimin e pandemisë. Keni dështuar të mbështesni ekonominë, të punësuarit, biznesin e mesëm, gjithë shoqërinë. Keni dështuar të menaxhoni çështjet tona kombëtare. Ju madje keni dështuar të menaxhoni siç duhet financat publike në një kohë ankthi për të gjithë qytetarët. Dhe jo vetëm që dështuat. Por keni humbur plotësisht kontrollin, në një kohë kritike për vendin.”- ka akuzuar kryeministrin grek kreu i partisë më të madhe opozitare Aleksis Tsipras.
Top Channel