
28/02 19:38
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo kritikoi sot ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov për komentin se Shtetet e Bashkuara po luajnë lojëra politike në zonën e Mesdheut, duke pretenduar se Rusia është ajo që minon stabilitetin në Siri, Libi dhe vendet e tjera.
“Të gjitha këto veprime tregojnë qartë se nëse dikush po luan lojëra politike dhe po përpiqet të ndalojë përparimin në konfliktet rajonale, është Rusia, e cila vepron vetëm për të arritur progres në interesin e saj në dëm të të gjithë rajonit,” tha Pompeo në një deklaratë.
Top Channel