Trump-i dhe stafi i Shtëpisë së Bardhë nuk do të vaksinohen menjëherë

14/12/2020 16:14

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se punonjësit e Shtëpisë së Bardhë dhe ai vetë nuk do të vaksinohen menjëherë kundër koronavirusit (COVID-19), nëse nuk është e nevojshme.

Trump bëri një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter, pas lajmeve në shtypin amerikan se punonjësit e Shtëpisë së Bardhë dhe Trump do të kenë përparësi në programin e vaksinave kundër COVID-19.

“Stafi i Shtëpisë së Bardhë duhet të vaksinohet në fazat e mëvonshme të programit të vaksinimit, përveç nëse është e nevojshme. Unë kam kërkuar rregullim në këtë çështje. Nuk jam duke planifikuar të vaksinohem së shpejti, por pres që të vaksinohem në kohën e duhur. Faleminderit”, u shpreh Trump.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi vaksinën kundër COVID-19 të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech të premten në mbrëmje, kurse Qendra për Sëmundje dhe Kontroll (CDC) të dielën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA