“Nuk e di a jam më një demokrat”, Hunter Biden sulmon të atin për emigracionin
Rreth 11 muaj pas rastit më të hershëm të regjistruar nga COVID në SHBA, punonjësit mjekësorë po përgatiten t’i japin dozat e para të vaksinës Pfizer-BioNTech.
Sipas medieve të huaja, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e miratoi të premten vonë përdorimin emergjent të vaksinën Pfizer.
“Ne presim që rreth 145 qendra në të gjitha shtetet t’i marrin dozat e vaksinës të hënën, 425 qendra të tjera të martën dhe 66 të mërkurën, të cilat do të përfundojnë dorëzimin fillestar të porosive”, pati thënë të shtunën Gustave Perna, zyrtari kryesor i programit Operation Warp Speed.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, kanë rekomanduar që punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe banorët e institucioneve të kujdesit afatgjatë të vaksinohen të parët.
Gjendja aktuale për sa i përket situatës pandemike në SHBA mbetet ende kritike, për shkak të rritjes së rasteve dhe numrit të viktimave. Bëhet e ditur se në 13 ditët e para të dhjetorit më shumë se 30 mijë njerëz kanë ndërruar jetë në SHBA.
Top Channel