SHBA, fati i Senatit/ Nis beteja për dy vende në Xhorxhia

14/12/2020 17:18

Në shtetin e Xhorxhias filloi votimi i hershëm në dy gara balotazhi, që do të përcaktojnë se cila parti do të ketë shumicën në Senatin amerikan, kur të mblidhet kongresi i ri në janar.

Republikanët aktualisht kanë një avantazh 50 me 48 në senatin me 100 vende. Nëse demokratët i fitojnë të dyja garat, Senati do të ndahej 50 me 50, por në kushtet kur demokrati Joe Biden fitoi në zgjedhjet presidenciale dhe nënpresidenti ka të drejtën e votës vendimtare në një senat të ndarë barabar, demokratët do të kishin edhe kontrollin e Senatit.

Partia Demokrate ka shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, çka do të thotë se rezultati i dy garave në Xhorxhia, është kritik për të dyja palët, pasi mund të përcaktojë rrjedhën e politikës së Shtetet e Bashkuara në vitet e ardhshme, thotë VOA. Në një nga garat, demokrati Raphael Warnock po përpiqet fitojë ndaj senatores republikane Kelly Loefller, ndërsa në garën tjetër demokrati Jon Ossoff po sfidon senatorin republikan David Perdue.

Xhorxhia ishte një nga shumë shtetet amerikane ku pati pjesëmarrje të jashtëzakonshme në votimet e hershme në nëntor, pasi votuesit donin të shmangnin turmat e mëdha të ditës së zgjedhjeve mes pandemisë së koronavirusit. Zgjedhësit do të kenë kohë deri më 31 Dhjetor në disa pjesë të shtetit për të hedhur votat e parakohshme, ndërsa raundi i dytë është në 5 janar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA